![Marcelo mungon në sfidën e kthimit në Champions kundër Chelseat, është komisioner në Asamblenë e Madridit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/04/3240-730x440.jpg)
Marcelo pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, e cila do të zhvillohet një javë më vonë në sfidën gjysmëfinale të Champions League. Futbollisti brazilian është komisioner në Asamblenë e Madridit, e cila do të zhvillohet më 4 maj, njofton Insajderi.
Marcelo ka shtetësi spanjolle dhe kjo e detyron atë që të thirret për të punuar në qendra e votimit. Reali do të luajë një ditë më vonë me Chelsean, por drejt Londrës është planifikuar pikërisht më 4 maj, kur Marcelo duhet të jetë si komisioner.
Në këtë situatë, mediat spanjolle njoftojnë se Marcelo rrezikon të mungojë për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, me drejtuesit e Realit që po punojnë për ta larguar nga angazhimi në zgjedhje. /Insajderi.com