Marigona Hill – shtëpia e ëndrrave tua

Marigona Hill – shtëpia e ëndrrave tua

Projekti më i ri “Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 775 metra.

Marigona Hill dëshmon se mundësitë për ngritjen e nivelit të jetesës nuk njohin kufij dhe nuk janë thjeshtë dëshira, por vendbanime të shndërruara në realitet ose thënë ndryshe në shtëpinë tuaj të ëndrrave.

Në mes të tjerash Marigona Hill do të përbëhet nga bulevardet e gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara nga parqe të shumta (oaze botanike), parkingje përgjatë rrugëve, shteg të ecjes e mbi të gjitha me një shërbim të mirëmbajtjes 24/7.

E SHTRIRË NË 16.2 HEKTARË, “MARIGONA HILL” DO TË KETË:

90 shtëpi

115 tarracierë

315 banesa

100 lokale afariste dhe ambiente biznesi

Çdo detaj arkitektonik i shtëpive është menduar në përputhje me nevojat tuaja dhe duke u bazuar në konceptin harmonik mes infrastrukturës moderne dhe natyrës. Materialet e ndërtimit janë përzgjedhur me kujdes, duke filluar nga fasada e jashtme me tulla, granit dhe mermer, deri te izolimi akustik, që ju siguron ngrohje në dimër dhe freski gjatë verës. Hapësirat janë të dizajnuara sipas kërkesave të klientëve tanë. Janë tri lloje të shtëpive: 232 m2, 348 m2 dhe 425m2

Ambientet e vendbanimit të njohura si Tarraciere, janë koncepti më i ri i prezantuar në Kosovë. Emërtimi ‘tarracierë’ rrjedh nga tarracat e mëdha, të cilat i posedon secili apartman. Të ndërtuara për herë të parë, ky lloj vendbanimesh është i strukturuar në katër nivele. Veçanti tjetër e këtyre objekteve janë hyrjet të cilat do të përdoren nga pak apartmane. Tarracierët fillojnë nga 116m2 e deri në 233m2.

Të gjitha banesat në Marigona Hill përbëhen nga hapësira komode për banim duke përfshirë tarraca të mëdha, korridore të ndriçuara me galeri dhe recepcion të centalizuar. Veçanti e banesave është shtrirja e xhamave përreth banesave. Banesat fillojnë nga 96.4 m2 me ballkon 22m2 deri në banesa me 131.8m2 me ballkon 28m2. Të gjitha banesat në Marigona Hill përbëhen nga korridore të ndriçuara me galeri dhe recepsion të centralizuar. Veçanti e banesave është shtrirja e xhamave përreth banesave të cilat mundësojnë pamje marramendëse që frymëzojnë dhe njëkohësisht ju ngacmojnë. Ky koncept është një ftesë për të provuar rutinat e përditshme në një lagje kreative, që është e lidhur ngushtë me komunitetin dhe parqe të shumta.

Shëtitorja “The Walking District” do të përmbajë mbi 100 dyqane, kafiteri dhe restorane. Të pranishme do të jenë dyqanet e markave botërore të mbushura me “çdo gjë të imagjinueshme në mode”, nga veshmbathjet e deri tek kozmetika e aksesorët e shtëpisë. Qendra e Kulinarisë do të përmbajë shumë restorante dhe kafiteri, të cilat do të shërbejnë ushqim nga kuzhinierët me përvojë ndërkombëtare. Ateleja e artit dhe muzeu i muzikës do të jenë pjesë përbërëse e lagjes.

Koncepti “Life in Motion, Pool and Spa” do të përfshijë pishinën, SPA, sallë fitnesi, aktivitete tjera fizike si Pilates, yoga, cross-fit edhe shumë aktivitete që vijnë për herë të parë në Kosovë në Marigona Hill.

Kjo qendër është inspiruar nga koncepti “sa më shumë që lëvizë, aq më mirë jeton”. LIFE IN MOTION, POOL AND SPA Për t’ua lehtësuar përzgjedhjen tuaj stafi i Marigona Hill ju mirëpret çdo ditë në zyrën e Marigona Hill ku do t’iu prezantojnë në detaje konceptin dhe tu ofrojnë zgjidhjen e cila juve përshtatet.

Po ashtu për t’ju pështatur kërkesave të klientëvë, Marigona Hill deri tash ka nënshkruar marrëveshje me bankat ProCredit dhe NLB për lehtësim në blerje. Informatat e tjera mund t’i merrni duke na kontaktuar në rrjetet tona sociale apo edhe në nr. tel: +38349162000 ose e-mail:  [email protected]

FINANCIMI Përveç modeleve standard të financimit, Marigona Hill ka arritur marrëveshje me dy banka komerciale në Kosovë me kushte fantastike të financimit. Marrëveshjet aktualisht janë me bankën NLB dhe bankën PCB. Të gjitha informatat tjera mund t’i gjeni në uebfaqen tonë www.marigonahill.com