
Klubi i Basketbollit Kerasan Prishtina dhe Marigona Hill kemi nënshkruar marrëveshjen e sponsorizimit.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Marigona Hill, Uragan Alija dhe Koordinatori i KB Kerasan Prishtina, Dritëro Sefaja.
Tash e tutje klubi do të garojë me emrin Marigona Hill Prishtina.
Marigona Group që nga paslufta ka ndihmuar basketbollin e Kosovës, sidomos gjeneratat e reja, madje, duke investuar edhe në infrastrukturë, siç ishte rasti në shkollën “Faik Konica”. Marigona Hildo të vazhdojnë edhe në të ardhmen të ndihmojnë klubet e basketbollit dhe basketbollin e Kosovës në përgjithësi.
Ndërkohë, Sefaja ishte i lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe ndihmën që do ta ketë nga Grupi Marigona Hill. Ai theksoi se kjo ndihmë është shumë e mirëseardhur dhe shumë e rëndësishme për klubin, por edhe për gjeneratat e reja dhe basketbollin e Kosovës.