Mario Balotelli drejt transferimit në La Liga

Mario Balotelli drejt transferimit në La Liga

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, aktualisht 30 vjeçar, në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Brescia-s në Itali, njofton Insajderi.

Në një kohë, Balotelli ishte lojtari më premtues në futbollin italian. Për më tepër luajti edhe me top skuadra, si Inter, Milan, Liverpool, Manchester City, si dhe në Francë te Nice dhe Marseille.

Sipas “Calciomercato”, për sulmuesin italian, kanë shfaqur interesim dy skuadra nga Spanja. Njëra bënë pjesë në La Liga, që është në pronësi të fenomenit Ronaldo, Valladolid, ndërsa tjetra bënë pjesë në Segunda Division, skuadra ishullore e Mallorca-s.

Kanë mbetur edhe pak kohë, deri në përfundim të merkatos verore të tranferimeve, ndërsa dëshira e Balotelli-t dhe e agjentit të lojtarit, Mino Raiola, është të luaj akoma në futbollin evropian, edhe pse nuk mungojnë ofertat nga Turqia dhe Arabia për lojtarin. /Insajderi.com