Mark Cavendish fiton etapën e tretë të “Tour of Turkey”

Mark Cavendish fiton etapën e tretë të “Tour of Turkey”

Britaniku Mark Cavendish nga ekipi belg Deceuninck-Quick-Step, ka fituar etapën e tretë në edicionin e 56-të të Turneut Presidencial të Çiklizmit “Tour of Turkey”, që u zhvillua mes Beyşehir-Alanya, njofton Insajderi.

Në etapën 212,6 kilometra e gjatë që filloi në rrethin Beyşehir të qytetit Konya morën pjesë 169 sportistë.

Cavendish i cili kishte fituar edhe etapën e dytë, përfundoi i pari garën.

Pas tij u renditën belgu Jasper Philipsen nga ekipi i Belgjikës, Alpecin Fenix, dhe polaku Stanislaw Aniolkowski nga ekipi belg Bingoal Pauwels Sauces WB u rendit i treti.

Në klasifikimin e përgjithshëm Mark Cavendish me 10 orë 3 minuta dhe 14 sekonda vazhdon të kryesojë tabelën.

Etapa e katërt e garës do të organizohet në pistën e gjatë 184,4 kilometra, mes Alanya dhe Kemer. /Insajderi.com