Mark Zuckerberg nuk pranon të shes Instagram-in dhe WhatsApp-in

Mark Zuckerberg nuk pranon të shes Instagram-in dhe WhatsApp-in

Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, të enjten është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu është takuar dhe me anëtarët e Kongresit amerikan Mark Warner dhe Josh Hawley.

Kjo është bërë e ditur nga Hawley në Twitter, i cili ka treguar se në këtë takim Zuckerberg i ka thënë jo shitjes së Instagramit.

Facebook-u ka  rreth 2.7 miliard përdorues.

Ndërkohë dhjetëra shtete kanë filluar hetimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkelje të rregullave të tregut, ku sipas gjitha gjasave rrjeti social ‘Facebook’, do të hetohet edhe për trajtimin e të dhënave personale nga kjo korporatë.

Trump pret Drejtorin e Facebook Mark Zuckerberg në Shtëpinë e Bardhë

insajderi.com