Marotta: Eriksen është në listën e shitjeve

Marotta: Eriksen është në listën e shitjeve

Drejtori sportiv i Interit, Bepe Marotta, e ka shprehur hapur ditën e djeshme (të mërkurën) se Eriksen do të jetë në listën e transferimeve në janar, pasi nuk është i vlefshëm për skuadrën, njofton Insajderi.

“E kemi bërë të qartë që janë disa lojtarë në listën e transferimeve. Këta janë ata lojtarët që duan të luajnë më shumë dhe ne u japim mundësinë të gjejnë një ekip të ri. Eriksen është në listën e transferimeve dhe Ausilio ma konfirmoi këtë. Ai ka dështuar të përshtatet në skuadër. Nuk është funksional për skuadrën”, fillimisht tha Marotta.

“Nuk dua aspak të dyshoj mbi profesionalizmin e tij, por është një situatë që ai duhet të luajë më shumë, por ne nuk mund t’ia ofrojmë.”- u shpreh drejtori sportiv i Interit.

Alternativa kryesore e Eriksenit mund të jetë Arsenali, teksa trajneri Mikel Arteta ka deklaruar disa herë se do ta blinte me kënaqësi një lojtar me aftësitë perfekte që danezi zotëron. /Insajderi.com