Marotta flet për transferimin e Iniestas në Juventus

Marotta flet për transferimin e Iniestas në Juventus

Andres Iniesta po vazhdon t’a mbaj pezull të ardhmen e tij pasi nuk po e rinovon kontratën aktuale me Barcelonën e cila skadon në vitin 2018.

Reprezentuesi spanjoll disa herë ishte lidhur me një kalim tek Juventusi, por tani drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta ka sqaruar situatën, transmeton Sovrani.info.

“Ai është një kampion i madh, por ka një kontratë me Barcelonën të cilën jam i sigurt se do t’a respektojë deri në fund.”

“Ai është në harmoni me drejtuesit e klubit dhe jam i sigurt se do të mbetet tek Barcelona.”, ka shtuar në fund Marotta.