
Barcelona ka paguar klauzolën prej 40 milionë eurove për të transferuar mesfushorin brazilian Paulinho, nga skuadra kineze Guangzhou Evergrande.
Siç raporton mediumi brazilian Globo Sporte, transferimi i ish-futbollistit të Tottenhamit tek Barcelona tashmë është çështje e kryer.
Skuadra katalanase ka qenë e interesuar për mesfushorin që prej hapjes së afatit kalimtar veror, mirëpo synimi kryesor i Barcelonës kishte qenë mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Por, PSG i mbylli derën Barcelonës për transferimin e italianit.
E plani B i katalanasve mbeti Paulinho. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës nga La Liga spanjolle brenda ditëve të ardhshme. /Insajderi.com