Marrëveshje e kryer, Hadërgjonaj transferohet në Premier Ligë

Marrëveshje e kryer, Hadërgjonaj transferohet në Premier Ligë

Edhe pse po kërkohet me ngulm nga Augsburgu, VfB Stuttgart dhe Hoffenhaim, Florent Hadergjonaj, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Angli.

Lojtari është i suspenduar nga klubi pasi ky i fundit ka vendosur që të largohet dhe nuk po stërvitë me Ingolstadtin.

Stuttgart ishte gati të paguajë 4 milionë euro për lojtarin që duket se përfundimisht e ka zgjedhur Anglinë.

Sipas Blick, Hadergjonaj do ta vazhdojë karrierën në Huddersfield.

Skuadra e promovuar në Ligën Premier e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri.

Hadergjonaj në Ligën Premier do të gjejë lojtarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.