Gjallë shpresat ekipit Trepça ’89 ja mban Muharrem Jashari me golin e shënuar në minutën 96 ndaj Flamurtarit mysafir.
Prishtinasit kishin epërsinë nga minuta 33 me Bashkim Shala, por në fund mitrovicasit barazuan për ta fituar një pikë në këtë ndeshje me rëndësi për pozitën ku është klubi.
Pas 26 ndeshjeve, Trepça ’89 është në pozitën e nëntë që bie nga liga, me 28 pikë, kurse Flamurtari jashtë rrezikut për momentin me pesë pikë më shumë.
Insajderi.com