
E ardhmja e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është shndërruar në një “telenovelë”. Pas Romës, Juventusit dhe Spartakut të Moskës, së fundi në skenë për shërbimet e shqiptarit ka dalë edhe klubi francez i Marseille, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton media e njohur franceze “L’equipe”, emri i 26 vjeçarit, ndodhet në tryezën e gjigantëve të Olimpique Marseille. Kujtojmë që në të kaluarën te ky ekip është aktivizuar kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka qenë lider te francezët.
Transferimi i Hysajt te Marseille mund të ishte një mundësi ideale për shqiptarin, duke qenë se aktivizimi te Napoli kohët e fundit ka qenë i pakët. /Insajderi.com