Martesa më e shkurtër në histori zgjati vetëm 3 minuta – dhe fajin kishte dhëndri

Martesa më e shkurtër në histori zgjati vetëm 3 minuta – dhe fajin kishte dhëndri

Një çift u divorcuan vetëm tre minuta pasi u shpallën burrë e grua pasi dhëndri talli nusen teksa po linin ceremoninë e dasmës, njofton Insajderi.

Pasi përfunduan procedurat ligjore çifti u kthye të dilte nga gjykata, por nusja u rrëshqiti teksa po ecte.

Sipas raportimeve, dhëndri e quajti atë budallaqe pasi u rrëzua.

Q8 News pretendon se gruaja u zemërua jashtëzakonisht dhe kërkoi që gjykatësi të përfundojë martesën e tyre menjëherë.

Gjykatësi u pajtua dhe nënshkroi një anulim vetëm tre minuta pasi i martoi.

Çifti, i cili jeton në Kuvajt, nuk dolën kurrë nga salla si burrë e grua.

Besohet se është martesa më e shkurtër në historinë e vendit. /Insajderi.com