Martinez grumbullon Januzajn për eliminatoret ‘Qatar 2022’

Martinez grumbullon Januzajn për eliminatoret ‘Qatar 2022’

Kombëtarja e Belgjikës ka thirrur për eliminatoret e botërorit “Qatar 2022”, sulmuesin shqiptar, Adnan Januzaj, njofton Insajderi.

26 vjeçari i cili luan për skuadrën e Real Sociedad në kampionatin spanjoll të futbollit, ka qenë dhe më parë pjesë e kombëtares belge në vitin 2014, i cili cilësohej si një ndër talentet më të mëdhenj në Europë dhe luante për gjigandët anglez të Manchester United.

Në atë kohë pati polemika të shumta pasi federata shqiptare e futbollit i kishte dërguar një ftesë për tu bërë pjese e kombëtares ‘kuqezi’, por Januzaj refuzoi dhe pranoi të luante për kombëtaren belge. /Insajderi.com