Martohet kryeministri britanik në një ceremoni të fshehtë në katedralen e Westminister

Martohet kryeministri britanik në një ceremoni të fshehtë në katedralen e Westminister

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u martua me të fejuarën e tij Carrie Symonds në një ceremoni të fshehtë në katedralen Westminster, transmeton Insjaderi.

Sipas lajmeve në shtypin britanik, kryeministri 56 vjeçar Johnson u martua me të fejuarën e tij 33 vjeçare Symonds në një ceremoni të vogël të mbajtur në katedralen Westminster ku morën pjesë anëtarë të familjes, shokë dhe miq të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra kryeministrore “Number 10” është distancuar të bëjë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me çështjen.

Kryeministrja e qeverisë rajonale në Irlandën e Veriut dhe liderja e Partisë Unioni Demokratik (DUP) Arlene Foster, në një postim nga Twitter uroi kryeministrin Johnson dhe Symonds për martesën.

Çifti i cili janë të fejuar që nga dhjetori 2019 kanë një djalë me emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Johnson nga martesa e fundit që përfundoi në vitin 2018 ka katër fëmijë si dhe një fëmijë nga një marrëdhënie jashtë martesore. /Insajderi.com