Masakër në Japoni – Një person therë për vdekje 19 persona

Masakër në Japoni – Një person therë për vdekje 19 persona

Të paktën 19 persona janë vrarë me thikë dhe 45 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një person i cili i ka goditur me thikë.

Mediat e huaja raportojnë se masakra ka ndodhur në qytetin e Sagamiharas, në perëndim të Tokios.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në një ndërtesë ku ndodheshin persona me aftësi të kufizuara.

Raportohet se katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia raporton se ka arrestuar agresorin, i cili ka qenë punonjës në qendrën për personat me aftësi të kufizuara.