Masakër në kishën katolike në Nigeri

Të martën janë vrarë në mes të 16 dhe 19 persona në pjesën qendrore të Nigerisë pasi burrat e armatosu kanë hapur zjarr në kishë, ka kumtuar policia.

Masakër në kishën katolike në Nigeri

Lopçarët gjysmë nomad i kanë vrarë me armë zjarri 16 persona në sulmin në një kishë në shtetin qendror të Nigerisë të cilin e ka kapluar dhuna e përgjithshme, lajmëron Reuters duke u thirrur në polici, derisa CNN transmeton deklaratën e zëdhënësit të policisë shtetërore Trever Akese se janë dy klerikë dhe 17 besimtarë i kanë vrarë në kishën katolike burrat e armatosur për të cilët konsiderohet se janë lopçarë, pjesëtarë të grupit etnik Fulan.

“Lopçarët i kanë djegur gati 50 shtëpi gjatë sulmit dhe e kanë plaçkitur gjithë komunitetin”, ka thënë Akase për CNN. Sipas tij, sulmuesit disa ditë para këtij sulmi i kanë vrarë 10 banorë të këtij fshati.

Përleshjet e dhunshme të barinjve Fulan, shumica e të cilëve janë myslimanë, dhe bujqve të cilët kryesisht janë të krishterë, në pjesën e mesme të shtetit datojnë nga viti 2013.

Sulme kanë kryer të dyja palët, dhe konfliktet janë në lidhje me të drejtën për kullosa dhe humbjes së tokës pjellore, transmeton Insajderi.com.

Zëdhënësi i policisë i shtetit Benue Moisie Yamu ka deklaruar se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në fshatin Ayar Mbalom, në vetëqeverisjen lokale Gwer East.

“Është kumtuar se 16 persona janë vrarë, duke përfshirë edhe dy klerikë”, ka thënë Yamu.  Në këtë pjesë të shtetit të njohur si “Rripi i mesëm” në ditët e para të vitit 2018 janë vrarë rreth 73 persona, kur edhe u organizua varrimi masiv në kryeqytetin e shtetit Benue Makurdi.

Konfliktet dhe presioni ndaj presidentit Muhammad Buari më pak se një vit para zgjedhjeve në të cilat ai dëshiron të fitojë e kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e qeverisë për ta ruajtur sigurinë në vend.

Buhari, ushtaraku 75 vjeç, i cili ka premtuar se do ta përmirësojë gjendjen e sigurisë në vend, vrasjet më të reja i ka quajtur të neveritshme.

“Sulmi në objekt fetar, vrasja e klerikëve dhe besimtarëve nuk është vetëm satanike, por edhe nxitje e llogaritur për konflikte fetare dhe shtyrje e komunitetit tonë në gjakderdhje të pafund”, ka deklaruar Buhari./Insajderi.com.