Masat anti-COVID: Kryeministri takohet me përfaqësuesit e bizneseve

Masat anti-COVID: Kryeministri takohet me përfaqësuesit e bizneseve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, njofton Insajderi.

Ky takim vjen pas paralajmërimit për masa ekstreme që përfshinë izolimin e plotë.

Me një vendim të tillë nuk janë pajtuar bizneset, pasi Qeveria nuk ka arritur t’ju japë ndihmë bizneseve shkak i mosmiratimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se “Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, para masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19, të cilat sot pritet të bëhen publike”.

“Masat e reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend”, vazhdon deklarata.

Ndërsa “Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan Kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja. Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Qeverisë për këtë komunitet”. /Insajderi.com