Masat e reja kundër Covid e bëjnë Parisin të duket si një vend i shkretë

Masat e reja kundër Covid e bëjnë Parisin të duket si një vend i shkretë

Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze dukeshin të shkreta të shtunën në mbrëmje ndërsa u zbatuan rregullat e reja të karantinës.

Ndalimi i qarkullimit në mbrëmje ka për qëllim uljen e përhapjes së virusit Covid në Francë, e cila është një nga vendet me numër të madh të infektuarve në Evropë.

Ka pasur ankesa nga pronarët e restoranteve, bizneset e të cilëve tashmë po vuajnë pas bllokimit dy-mujor në pranverë.

Masat e reja do të fillojnë edhe në Itali për shkak të një rritje të rasteve.

Italia, e cila ishte vendi i parë evropian që u godit nga Covid në valën e parë, regjistroi të shtunën një numër rekord të rasteve të reja ditore.

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të njoftojë kufizime të reja të dielën.

Media lokale thanë se rregullat e reja mund të përfshijnë veprimtari jothelbësore si palestra, pishina dhe ngjarje sportive amatoreske.

Ndalim qarkullimi në Francë fillon nga 21:00 deri në 06:00 çdo natë./Insajderi.com

Burimi: BBC News