Masat e reja të Qeverisë për aktivitetet sportive në vend për parandalimin e Coronavirusit

Masat e reja të Qeverisë për aktivitetet sportive në vend për parandalimin e Coronavirusit

Masat e reja të Qeverisë kundër përhapjes së COVID-19 që do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill nuk kanë prekur sportin, njofton Insajderi.

Në vendimet e ditës së hënë të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, në pikat ku preket sporti, ndër të tjera është marrë vendim që aktivitetet sportive në vend, nuk do të pengohet zhvillimi i tyre, por vetëm se do të mbahen ashtu siç ishin paraparë deri tani, pa praninë e publikut.

“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, shkruan në pikën 35 të vendimit që iu referohet aktiviteteve sportive.

Nga kjo çasje, nënkuptohet që ndalohet aktiviteti i fitneseve dhe palestrave të mbyllura. “Ndalohet aktiviteti në hapësira të mbyllura të fitneseve dhe palestrave”, thuhet më tej në vendimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë. /Insajderi.com