Mason Mount ishte titullar, në finalen e Champios-it, duke përjetuar një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij. Futbollisti i Chelseat, në një prononcim pas triumfit, rrëfeu emocionet e provuara, njofton Insajderi.
EMOCIONET- “Nuk arrij t’i shpjegoj me fjalë emocionet e mia, është e pamundur. Kisha luajtur dy finale me Chelsean dhe i kisha humbur të dyja. Humbje që më shkaktuan dhimbje. Dëshiroja me gjithë shpirt të fitojë një trofe”.
“Doja t’i shkoja deri në fund Ligës së Kampionëve, doja të përballesha me skuadrat më të forta. Mbërritëm deri në finale dhe e fituam. Çfarë momenti special, jemi skuadra më e mirë në botë. Luajtëm dhe fituam, ende nuk më besohet se jemi kampionët. Babai im zbriti nga shkallët për të më takuar. Shpërtheva në lot kur e pashë, falënderoj familjen për gjithçka”, u shpreh 22 vjeçari. /Insajderi.com