
Strategu italian, Massimiliano Allegri është i interesuar për të marrë detyrën e trajnerit tek Paris Saint-Germain PSG.
L’Equpie ka shkruar se këtë ide janë duke e menduar edhe drejtuesit e PSG dhe Allegri është shumë i gatshëm të pranojë këtë detyrë të re. Trajneri aktual i PSG, Thomas Tuchel, nuk ka arritur sukses në arenën ndërkombëtare, aty ku është synimi kryesor i pronarëve të ekipit nga Parisi., transmeton Insajderi
Kujtojmë se vitin e kaluar, PSG ishte eleminuar nga Manchester United në mes të Parisit me rezultat 1 me 3 dhe që atë natë pritej shkarkimi i tij, por siç duket drejtuesit i kanë dhënë një shans të dytë teknikut gjerman./Insajderi.com