Materazzi: Juventusi e meriton tripletën më shumë se çdo ekip tjetër

Materazzi: Juventusi e meriton tripletën më shumë se çdo ekip tjetër

Direkt nga Cardiff, ish-mbrojtësi i Inter, Marco Materazzi, mes heronjve të Tripletës së Interit në mirkofonin e “Premium Sport” komentoi potencialin e Juventus që është shumë pranë barazimit të suksesit të Inter në sezonin 2010, kur klubi nga Milano regjistroi Tripletën historike.

“Ngjashmëri me Tripletën e Inter? Juventus në këto muaj të fundit, mbase edhe vitet e fundit, ka dëshmuar se e meriton më shumë se të tjerët.

Mos më kërkoni të bëjë tifo për Juventusin, por nëse do të realizonin Tripletën, atëherë do t’i bëj komplimentet e mia, sepse e kanë stërmerituar”, u shpreh Materazzi, shkruan Telesport.al.

“Kontribut i jashtëzakonshëm në këtë ecuri pozitive ka Buffon dhe nëse fitojnë Champions League e plotësojnë Tripletën, atëherë do të thotë automatikisht ‘Top të Artë’ për atë, në të kundërt do të krijohej një skandal. E meriton prej disa vitesh, rishoh te Buffon dëshirën për të mos pësuar gol as në stërvitje. Ajo që po tregon është e pabesueshme. Shpresoj për atë, sepse është një mik, që të arrijë sukseset më të mëdha që kalojnë përmes finales së Championsit”, vijoi ish-mbrojtësi i Inter dhe Italisë, Marco Materazzi.