Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjazs Kek, është paraqitur në një konferencë për shtyp para udhëtimit drejt Kosovës, ku skuadra e tij do të përballet me “Dardanët” të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”
“Pas humbjes nga Greqia dhe barazimit me Moldavinë, Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi ndaj nesh. Por, vetëbesimi ynë do të jetë i rëndësishëm. Synimi është t’i marrim tre pikët”, tha përzgjedhësi i Sllovenisë, transmeton Insajderi.
Edicionin e ri në këtë garë – Kosova e nisi me barazim kundër Moldavisë e më pas edhe me humbje nga Greqia në Prishtinë.
Por, gjithë këto rezultate pozitive, Kosova do të mundet t’i lë anash në përballjen e së dielës ndaj Sllovenisë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi Kek ka bërë me dije se skuadrës së tij do t’i mungojë sulmuesi Andrazs Sporar, derisa vendin e tij e ka zënë Lovro Bizhjak, i cili është anëtar i skuadrës ruse, Ufa.
“Kemi pasur disa probleme në sulm pasi sulmuesit tanë nuk kanë luajtur që moti. Por, ardhja e Bizhjakut do të na ndihmojë për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve”, ka thënë Kek./Insajderi.com.