Maurizio Sarri mund të arrijë marrëveshje me Lazion

Maurizio Sarri mund të arrijë marrëveshje me Lazion

Maurizio Sarri shumë shpejt mund të jetë trajneri më i ri i Lazios, pasi klubi italian i ka ofruar atij marrëveshje dy vjeçare, ku do të përfitojë tre milionë euro në sezon plus bonuset, transmeton Insajderi.

Sipas raportimeve të gazetave italiane, Sarri është takuar të enjten me presidentin Claudio Lotito, ndërsa të premten ishte takimi mes agjentit Fali Ramadani dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.

Duket se marrëveshja mes dy palëve është shumë afër të arrihet.

62-vjeçari do të zërë vendin e Simeone Inzaghit të klubi nga kryeqyteti italian, pasi ky i fundi u zyrtarizua si trajner i Interit./insajderi.com