Maurizio Sarri thur lavde për Cristiano Ronaldo

Maurizio Sarri thur lavde për Cristiano Ronaldo

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri nuk ka ngurruar të thur lavde për Cristiano Ronaldon, pas arritjes së rekordit të shënimit të 50 golave në Serie A, për 2 sezonet e tij në këtë ligë.

“Kur Ronaldo nuhat gjak, ai është i jashtëzakonshëm, pasi ai rikuperohet shumë shpejt ndërmjet ndeshjeve. Dhe mendoj se nuk është vetëm aspekti fizik, por edhe psikologjik i tij. Është nga ata që shpenzojnë energji të madhe në secilën ndeshje, mirëpo rikuperohet secilën herë dhe ai është i klasë botëror si në mendje, ashtu edhe në këmbë” tha Sarri për mediat italiane, transmeton Insajderi.

CR7, mbrëmë realizoi 2 gola kundër ekipit të Lazios dhe me këtë, arriti të ngjitet si i pari në listën e golashënuesve, së bashku me Ciro Immobile./Insajderi.com.