Mauro Icardi kërkon largimin nga PSG-ja

Mauro Icardi kërkon largimin nga PSG-ja

Ish-kapiteni dhe sulmuesi i Interit, argjentinasi Mauro Icardi ka kërkuar largimin nga PSG-ja, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze “L’Equipe”, Icardi kushton rreth 35 milionë euro, shumë pak për sa parisienët shpenzuan për të, 50 milionë euro nga zikaltërit.

Icardi me fanellën e PSG-së këtë sezon është aktivizuar në total në 26 ndeshje nga ku ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Insajderi.com