Mauro Icardi pritet të rikthehet në Serie A, por jo te Inter

Mauro Icardi pritet të rikthehet në Serie A, por jo te Inter

Mauro Icardi kaloi në merkaton e verës në vitin 2019 nga Inter te PSG-ja, pas marrëdhënieve aspak te mira me klubin nga Milano, njofton Insajderi.

Megjithatë tashmë argjentinasi nuk po arrin të gjejë hapësira te klubi parisien dhe mund ta shikojmë përsëri në Serie A.

Icardi nuk po aktivizohet te kampionët e Francës, teksa tashmë para tij preferohet në formacion talenti italian, Moise Kean. Në këtë situatë, nisin të qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të 27 vjeçarit nga “Parc de Prince”.

Le10sport” raporton se sulmuesi argjentinas mund të largohet nga PSG-ja dhe mund të transferohet te Juventus sezonin e ardhshëm, me “bardhezinjtë” që vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e futbollistit argjentinas. /Insajderi.com