Mavraj: Cana do të na mungojë shumë

Mavraj: Cana do të na mungojë shumë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në një konferencë për shtyp së bashku me Elseid Hysajn, ka thënë se ndeshjen ndaj Francës është shumë e rëndësishme dhe se mungesa e kapitenit Lorik Cana është e ndjeshme.

“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe e nxehtë në një stadium si ai i Marsejës. Duhet të marrim një rezultat pozitiv për të shpresuar kalimin e grupit, pasi që nëse humbim, do të mbyllet pothuajse gjithçka”, deklaroi Mavraj.

“Mungesa e Canës? Shumë keq, pasi që ai është një kapiten me personalitet të lartë dhe me përvojë të madhe. Do të na mungojë shumë, por besoj që kushdo që të luajë në vend të tij, do të jap maksimumin”, theksoi Mavraj./Insajderi.com