Mbrojtësi i Hamburgut, Mërgim Mavraj, e ka vlerësuar pozitive pikën e fituar kundër Wolfsburgut. Por Mavraj insiston se kanë mundur t'i fitojnë edhe pikët maksimale.

Mavraj nuk zhgënjehet me barazim

Mavraj nuk zhgënjehet me barazim

Mbrojtësi i Hamburgut, Mërgim Mavraj, e ka vlerësuar pozitive pikën e fituar kundër Wolfsburgut. Por Mavraj insiston se kanë mundur t’i fitojnë edhe pikët maksimale.

Ndeshja Hamburg – Wolfsburg u zhvillua të shtunën dhe përfundoi me rezultatin 0:0. Kjo përballje i ka takuar javës së 15-të në Bundesligë të Gjermanisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Aspak nuk është zhgënjyes. Këtë pikë të fituar e vlerësoj pozitive, duke llogaritur se për kundërshtar kishim një konkurrent të barabartë. Megjithatë, patëm shanse të mira, ndërsa Wolfsburgu nuk pati diçka të madhe nga loja. Kemi treguar një lojë kompakte, ashtu siç kemi luajtur edhe edicionin e kaluar dhe na ka ndihmuar shumë. Edhe njëherë kemi treguar një shpirt luftarak dhe sipas mendimit tim këto janë virtytet themelore”, ka thënë Mavraj në një intervistë për “mopo.de”.