Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka komentuar pas fitores së arritur në “Loro Boriçi” kundër Maqedonisë.
Ai ka provokuar shtetin fqinjë pasi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar: “Për Shkup, Tetovë dhe gjithë trojet shqiptare.”
Kuqezinjtë kanë fituar ndeshjen 2-1 këtë të martë, pasi 75′ minutat e një natë më parë u ndërprenë në gjysmë, pas reshjeve të dendura të shiut që mbretëruan në Shkodër, raporton Insajderi.
Minutat e mbetura ishin me fat, Bekim Balaj shënoi golin që vlen tre pikë. Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Lihtenshtajnit në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë do ta presë Spanjën në ‘Loro Boriçi’. /Insajderi.com