Max Verstappen me Red Bull fitoi Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1

Max Verstappen me Red Bull fitoi Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1

Piloti holandez, Max Verstapen ja doli te triumfonte në duelin e madh të Monacos duke mundur konkurrencën e pilotit të Ferrarit, Carlos Sianz dhe atë të Lando Norris të McClaren, njofton Insajderi.

Verstapen u favorizua nga tërheqja nga gara e pilotit të Ferrrarit, Charles Leclerc, i cili duhej ta niste nga vendi i parë garën ditën e sotme, por defekti i pësuar në ditën e djeshme në provat zyrtare e bëri të pamundur pjesëmarrjen e pilotit francez në shtëpinë e tij.

Garë historike për pilotin e Ferrarit, Carlos Sinze i cili arrin podiumin e parë në karrierë me skuderinë e kuqe.

Garë për tu harruar për dy pilotët e Mercedez, Hamilton dhe Botas, me të parin i cili e mbylli garën në vendin e shtatë ndërsa piloti finlandez e mbylli garën pas xhiros së 33-të pas një problem me makinën.

Renditjen e pilotëve e merr Max Verstapen i cili ndodhet në kuotën e 105 pikëve, teksa ndjek Hamilton me vetëm katër pikë më pak. Gara këtë sezon pritet të jetë mjaft e zjarrtë duke marrë parasysh dhe formën e mirë të skuderisë së “Red Bull”. /Insajderi.com