Theresa May është kritikuar se është “johumane dhe e pamerakosur” pasi u ishte shmangur pyetjeve lidhur me zjarrin e ndërtesës Grenfell në Londër.
Në një intervistë me BBC, May ka quajtur incidentin i cili ka vrarë së paku 30 persona “tërësisht tmerrues”, raporton The Independent.
Por kur është pyetur nëse ka dështuar në gjykimin e ndjenjave të publikut, May e anashkaloi pyetjen.
Intervistuesja sugjeroi se publiku ka nevojë për pranim të përgjegjësisë nga qeveria.
Por May u përgjigj: “Ky është një zjarr i tmerrshëm që ka ndodhur. Njerëzit kanë humbur jetën, disave u është shkatërruar shtëpia, ata kanë ikur për jetën e tyre duke mos pasur asgjë”.
May u pyet disa herë nëse nuk e kishte kuptuar nevrikosjen e publikut ndaj saj. Dikur intervistuesja edhe shtoi faktin se May nuk ishte takuar fare me banorët e ndërtesës.
Përsëri ministrja i iku përgjigjes.
“Ishte një tragjedi e tmerrshme që ka ndodhur”, tha ajo. Njerëzit kanë humbur jetën, disa kanë humbur gjithçka, posedimet, shtëpinë gjithçka, kishte thënë ajo. Çfarë ne po bëjmë është vendosja në vend e ndihmave që do t’i ndihmojë ata.
Intervistuesja provoi edhe në një mënyrë tjetër, duke sugjeruar se tragjedia mund të ishte parandaluar, duke theksuar në këtë rast raportin e vitit 2013 i cili kishte rekomanduar të vendosen impiante ujitëse rreth ndërtesës, por kjo nuk ishte bërë.
Më pas përmendi edhe veshjen e dobët dhe lehtë zjarrvënëse të ndërtesës.
Por, Theresa May ishte këmbëngulëse në përgjigjen e saj duke thënë se “do të gjejmë se cili është shkaktari i zjarrit”. Ajo tha se shërbimi zjarrfikës është duke e bërë këtë.
“Është e rëndësishme që t’i shkojmë deri në fund kësaj dhe të gjejmë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.
Përderisa zyrtarët dhe zjarrfikësit, që po merren me këtë çështje, kanë thënë se raporti i hetimeve mund të mos publikohet për vite të tëra. /Insajderi.com