Mbahet sesioni informues në Zvicër me temën “Klima e investimeve në Kosovë”

Mbahet sesioni informues në Zvicër me temën “Klima e investimeve në Kosovë”

Sesioni informues “Klima e investimeve në Kosovë” është mbajtur në  Berlin të Zvicrës ku u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës rreth shërbimeve të KIESA-s dhe dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë – Zvicër.

Ky sesion është mbajtuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër

Po ashtu  u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë.

Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.