Mbani maska gjatë seksit dhe mos puthni njerëz të rinjë, këshillojnë mjekët kandadez

Mbani maska gjatë seksit dhe mos puthni njerëz të rinjë, këshillojnë mjekët kandadez

Seksi gjatë kohës së pandemisë mund të jetë një gjë e komplikuar, rekomandojnë mjekët më të mirë të Canada, dhe si mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 është vendosja e maskës dhe të mos putheni.

Dr. Theresa Tam, udhëheqëse e departamentit të shëndetësisë në Canada, ka dalë me një deklaratë publike në ditën e mërkurë, shkruan CNN, raporton Insjaderi.

“Shëndeti seksual është pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë të përgjithshëm. Sidoqoftë, marrëdhëniet seksuale mund të komplikohen gjatë epidemisë Covid-19…,” thotë deklarata sipas të cilës rreziku rritet prej marrëdhënieve me njerëz jashtë shtëpisë.

“Rreziku më i paktë gjatë epidemisë mund të jetë seksi vetëm. Por për kanadezët që kanë zgjedhur të bëjnë seks me persona tjerë, ajo sugjeron një numër hapash që mund të ndiqen për ulur rrezikun. Këtu përfshihet vëndosja e maskës dhe të shmangni kontaktin e afruar të fytyrës.

“Dëshmitë që kemi deri tash indikojnë që ka shumë pak gjasa të merrni virusin nga sperma apo lëngjet vaginale. Sidoqoftë nëse njerëzit e involvuar nuk kanë simptoma, aktiviteti seksual me partner të rinjë e rriz rrezikun prej kontaktit të afërt, si puthja”./Insajderi.com