Mbappe mund të quhet që tani lojtar i PSG-së, kështu raporton “L’Equipe”.
E përditshmja franceze, “L’Equipe”, raporton se PSG-ja ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e sulmuesit të talentuar, Kylian Mbappe, transmeton Express.
Për shkak të “Fair Play” financiar, Mbappe do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje vitin e ardhshëm.
Në verën e vitit 2018, “L’Equipe” bën të ditur se PSG-ja do të paguajë 180 milionë euro për francezin plus bonuse.