
Kylian Mbappe është shprehur tejet i lumtur me kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pas fitores së Francës në 1/8 e finales kundër Argjentinës.
Ylli i Paris Saint Germainit realizoi dy gola në ndeshjen që u zhvillua në “Kazan Arena”, e cila përfundoi 4-3.