Mbappe: Jam futbollisti më me fat tek Monako

Mbappe: Jam futbollisti më me fat tek Monako

Kylian Mbappe insiston se është futbollisti më me fat tek Monako, për shkak të marrëdhënies së afërt të tij me Radamel Falcaon.

18-vjeçari francez, i cili ka shënuar 13 gola në Ligue 1 këtë stinor, ka thënë se është me fat që formon dyshën e sulmit me kolumbianin Radamel Falcao, në skuadrën e Monakos.

“Mendoj se jam futbollisti më me fat në skuadrën tonë, sepse unë jam në fillimin e karrierës sime dhe kam mundësi të luajë për krah një top sulmuesi siç është Radamel Falcao”, ka deklaruar për UEFA-n, Kylian Mbappe.

“Ai ka lënë gjurmë në historinë e kësaj loje dhe ka shënuar një numër të madh golash”, u shpreh sulmuesi 18-vjeçar.

Mbappe është njëri nga futbollistët më të përfolur në Evropë momentalisht. Emri i tij lakohet nëpër medie, si transferim i mundshëm për disa ekipe të mëdha evropiane. /Insajderi.com