
Kylian Mbappe nuk ka ndër mend që të dorëzohet kaq lehtë, në pritje të gjysmëfinales së kthimit kundër Juventusit.
Vërtet humbja 2-0 në Montekarlo është një rezultat i keq, por në futboll përmbysjet ekzistojnë dhe sulmuesi i talentuar i Monacos karikon shokët e tij:
“Kjo fitore në kampionat na jep shumë forcë, – tha Mbape pas suksesit të së shtunës me Nansi. – Do të udhëtojmë në Torino për t’i bërë keq Juventusit, sepse personalisht shoh një forcë të madhe besimi në grup, e cila tregon se nuk kemi vdekur. Prandaj, në ‘Juventus Stadium’ do të na duhet të jemi më të egër dhe të shënojmë një gol të shpejtë, pasi kështu do t’i vinim në presion ata dhe mund ta përmbysim”.
Mbappe, 18-vjeçar, ka shkëlqyer këtë stinor me Monakon dhe është kthyer në njërin nga futbollistët më të kërkuar në Evropë. /Insajderi.com