Mbappe përleshet në stërvitjet e Monacos, përjashtohet nga skuadra dhe kërkon largimin

Mbappe përleshet në stërvitjet e Monacos, përjashtohet nga skuadra dhe kërkon largimin

Ylli i talentuar francez nuk është duke luajtur me kampionët e Francës në këtë fillim sezoni në Ligue 1.

Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe ka raportuar se Mbappe është përleshur në stërvitje.

Gjithnjë sipas L’Equipe, reprezentuesi francez ka provokuar bashkëlojtarin e tij Andrea Raggi dhe pastaj është përleshur me të.

Kjo ka bërë që trajneri i Monacos, Leonardo Jardim ta përjashtojë yllin e skuadrës nga stërvitja.

Por 18-vjeçari refuzoi të largohet nga fusha dhe kjo detyroi trajnerin Jardim që ta marrë pjesën tjetër të ekipit dhe të stërvitin në një fushë tjetër.

Mbappe pritet të largohet nga Monaco pasi kampionët aktual të Francës kanë pranuar nisjen e negociatave me Paris Saint Germain për francezin.

Monaco nga shitja e xhevahirit të tyre pritet të fitojë rreth 200 milionë euro.