Mbappe vlerëson lartë familjen e tij për sukseset që ka arritur

Mbappe vlerëson lartë familjen e tij për sukseset që ka arritur

Sulmuesi francez që aktivizohet te kampionët e Francës, PSG, Kylian Mbappe ka folur për të ardhmen e tij, ku ndër të tjera vlerëson sakrificat që ka bërë familja e tij për të, si dhe pranon se pa familjen e tij, Mbappe nuk do të kishte sukseset që po korr tani, njofton Insajderi.

Në një intervistë dhënë për “Copa90”, ylli francez ka folur për të ardhmen e tij:

“Do të marr çdo vendim së bashku me familjen time. Më kanë sjellë në majë aty ku jam sot. Pa ata do të ishte e pamundur, sepse kur ke momente të vështira në karrierën tënde mund të shohësh që ata janë aty për ty, dhe prindërit e mi më janë gjendur gjithmonë pranë”, tha fillimisht sulmuesi i PSG-së.

“Pa ata dhe shembullin e tyre se çfarë është e drejtë, unë nuk do të isha aty ku jam, jam me fat që i kam”, përfundon Kylian Mbappe. /Insajderi.com