Mbaron “telenovela Smalling”, anglezi ka arritur në Romë

Mbaron “telenovela Smalling”, anglezi ka arritur në Romë

Pas dy muajve të gjatë bisedimesh, mbrojtësi anglez ka arritur në Romë. Gjatë ditës së sotme ka zbritur në aeroportin e Ciampinos, njofton Insajderi.

Mbrojtësi anglez, i ka kushtuar italianëve 15 milionë euro, dhe pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh nëse Roma arrin të fitojë Champions League brenda tre vjetëve.

Vetëm katër minuta para mbylljes së afatit kalimtar veror në Itali, Roma ka depozituar kontratën e blerjes të mbrojtësit anglez. Pastaj, vetëm pasi konfirmoi liga transferimin e tij, u zyrtarizua gjithçka. Sepse, nëse liga nuk do ta konfirmonte transferimin e Smalling, atëherë do të dështonte transferimi, së paku deri na afatin tjetër kalimtar që hapet në janar.

Mbrojtësi anglez sezonin e kaluar luajti te Roma si i huazuar nga Manchester United, teksa në fund të sezonit u rikthye përsëri në Angli. Gjatë verës edhe pse kishte oferta nga Inter, disa ekipe angleze e gjermane, Smalling priti Romën deri në minutat e fundit të mbylljes së tregut të transferimeve në Itali. Në rast se nuk mbyllej me sukses transferimi i tij te Roma, Smalling rrezikonte që një sezon të tërë të qëndronte në bankën rezervë në “Old Trafford”. /Insajderi.com