Mbërrijnë 600 ushtarë amerikan në Siri

Rreth 600 ushtarë amerikan kanë arritur në baza ushtarake në Siri në lindje të lumit Eurfat, ka lajmëruar agjencia turke e lajmeve “Anadolia”.

Mbërrijnë 600 ushtarë amerikan në Siri

Ushtarët amerikan tashmë janë vendosur në bazat në provincën Alepo, duke përfshirë rajonin Sarin, sepse ato do të jenë pika kyçe të tërheqjes së ushtarëve amerikane nga Siria, transmeton kjo agjenci.

Agjencia pretendon se këta ushtarë do të ndihmojnë në procesin e tërheqjes.

Duke u thirrur në burime anonime, CNN ka lajmëruar javën e kaluar se Uashingtoni po dërgon forca ushtarake shtesë në Siri, të cilat do të garantojnë tërheqje të sigurt të ushtarëve amerikan nga ky vend./Insajderi.com.