Mbesa e Donald Trump-it po i nxjerr gjithë të “palarat” e tij në një libër

Mbesa e Donald Trump-it po i nxjerr gjithë të “palarat” e tij në një libër

 

Donald Trump është një mashtrues, një gënjeshtar dhe mbi të gjitha – një egomaniak mizor dhe i rrezikshëm tani në krye të mirëqenies së Amerikës – sipas Mary L. Trump, mbesës së Presidentit, shkruan TMX, transmeton Insajderi.

Janë nxjerrë fragmente nga libri i ri i Mary-s, “Shumë dhe kurrë mjaft: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Mary pretendon se Trump mashtroi në një test të hyrjes në kolegj – SAT – duke paguar dikë tjetër që ta bënte atë në Queens, NY – dhe ky rezultat i lartë e ndihmoi të futej në Shkollën e Biznesit Wharton në Penn.

Ajo gjithashtu thotë se ai zhvilloi “sjellje të përdredhura” nga një edukim në familjen e pasur dhe famëkeqe të pasurive të patundshme të udhëhequr nga babai i tij, Freddy Trump Sr., gjë që e çoi atë të zbatojë “hilen si një mënyrë të jetës”.

Mbesa e Trump thotë se motra e tij – Marianne Trump Barry – i referohej atij si një “kloun” kur ai filloi të garonte për president, dhe u habit nga të krishterët që e mbështetnin. Sipas librit, Marianne tha për vëllain e saj “Është shqetësuese. Por kjo është gjithçka në lidhje me bazën e tij. Ai nuk ka parime. Asnjë!”

Sa për egërsinë dhe narcizmin, Maria pretendon se vëllai i tij i madh, Freddy, vdiq nga një sulm në zemër i shkaktuar nga alkooli në vitin 1981, familja e dërgoi vetëm në spital. Donald, thotë ajo, se në vend që të na shoqëronte, shkoi në kinema.

Botimi i librit që shpalos gjithçka, është duke u penguar nga familja Trump – i cila citon një marrëveshje konfidencialiteti prej gati 20 vjet më parë – por deri më tani asnjë gjyqtar nuk është duke bllokuar publikimin e tij të planifikuar javën e ardhshme. Disa kopje tashmë ka dalë në shumë media.

Mary është larguar nga familja për vite me radhë dhe është e para anëtare e familjes Trump që po pëhap sekretet e pretenduara të familjes.

Gjykatësi pritet të vendosë së shpejti nëse ajo ka shkelur ose jo marrëveshjen e saj të konfidencialitetit. /Insajderi.com