Mbeti i paralizuar nga plumbat e policit – Jacob Blake flet për herë të parë

Mbeti i paralizuar nga plumbat e policit – Jacob Blake flet për herë të parë

Jacob Blake më në fund ka folur për publikun nga shtrati i tij në spital ku ai qëndron i paralizuar nga beli poshtë – dhe mesazhi i tij është i thjeshtë ‘mos e merrni jetën si të mirëqenë’, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.

Një video u postua këtë fundjavë nga avokati i familjes së Blake, Ben Crump, e cila duket se është filmuar nga një mik i tij i quajtur Mike. Ai tregon Jakobin të shtrirë në spital dhe i drejtohet kamerës – i mprehtë, vigjilent dhe preciz me fjalët e tij.

Ai thotë se gjërat që ne i marrim si të mirëqena në jetë – si ecja, për shembull – mund të merren nga ju në një çast dhe ai i dëshiron që kushdo  që mund të jenë duke dëgjuar të kuptojnë mesazhin e tij, sa ende kanë kohë.

Blake i thotë çdokujt të rregullojnë jetën dhe zakonet, pasi i siguron ata se nuk duan të përfundojnë si ai – me një dhimbje të padurueshme, të cilën ai e dokumenton me shumë detaje. Ai gjithashtu i drejtohet komunitetit afrikano-amerikan në përgjithësi.

Jakobi ka kaluar ditë tejet të vështira që nga dita që u qëllua, por këtu ai po predikon unitet, mirënjohje dhe vepra të mira. Pa përmendur policin që e qëlloi. /Insajderi.com