Mbetjet e raketave kanë rënë në autostradë

Janë goditur raketat mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite, bota frikësohet nga konflikti i madh fuqive të mëdha!

Mbetjet e raketave kanë rënë në autostradë

Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite i ka rrëzuar shtatë raketa balistike të cilat i ka lëshuar të dielën milicia e kryengritësve në Jemen Houthi, në drejtim të Riadit, prej copave të cilave ka vdekur një njeri.

Kjo është viktima e parë në kryeqytetin saudit gjatë fushatës trevjeçare ushtarake të cilën po e zbaton koalicioni i aleatëve saudit në Jemen.

Forcat saudite, diçka para mesnatës i kanë shkatërruar tri raketa mbi pjesën verilindore të Riadit, si dhe të tjerat mbi qytetet jugore Najran, Jizan, Kahmis dhe Mushait, ka lajmëruar agjencia e lajmeve SPA.

Copat e raketave kanë rënë mbi një shtëpi në Riad ku kanë vrarë një dhe plagosur dy shtetas egjiptian, ka deklaruar zëdhënësi i koalicionit Turki al-Malki, transmeton Insajderi.com.

Për herë të tretë për pesë muaj raketat kanë fluturuar mbi Riad, që është shenjë që kryengritësit jemenë Houthi po i intensifikojnë përpjekjet të arrijnë deri te kryeqyteti saudit por edhe shenjë e përshkallëzimit  të rivalitetet rajonal në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite, lajmëron Reuters.

Agjencia e lajmeve e Houthi-t SABA ka raportuar se raketat të tipit Burkan H2 kanë qenë të drejtuara në aeroportin King Khalid në Riad.

Koalicioni i gjirit të shteteve arabe i ka nisur operacionet ushtarake kundër Houthi-ve në Jemen në mars të vitit 2015, pasi milicia shiite proiraniane e sulmoi kryeqytetin Sanaa dhe e detyroi në arratisje kryetarin Abd Rabbu Mansour al-Hadi.

Edhe pse Houthi-të i kanë hedhur poshtë akuzat se janë duke pranuar ndihmë nga Teherani, Arabia Saudite e ka përshkruar furnizimin e Houthi-ve me raketa si “agresion të drejtpërdrejtë ushtarak” të Iranit.

Konfliktet në Jemen kanë vrarë deri tani më shumë se 10.000 njerëz dhe janë zhvendosur  më  shumë se dy milionë njerëz, ku është krijuar krizë e madhe humanitare në vendin më të varfër të Gadishullit Arab. Gati një milionë njerëz janë të infektuar me kolerë./Insajderi.com.