![Mbi 1.6 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/05/RZbk9lMaHR0cDovL29jZG4uZXUvaW1hZ2VzL3B1bHNjbXMvTmpFN01EQV8vOWM3Njk2MDIzMTFlOGRkNjJmNWEwODBjZjE2ZjE5ZDguanBlZ5GTAs0CQgCBoTAB.jpg)
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.6 milionë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.601.452 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka arritur në 71.451.695.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 302.762 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 180.453 viktima, India 142.662, Meksika me 113.019, Britania e Madhe 63.506, Italia 63.387, Franca 57.567, Irani 51.727, Spanja 47.624, Rusia 45.893 dhe Argjentina 40.606.
Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar 49.652.044 persona të infektuar me virusin. /Insajderi.com