Numri i të vdekurve nga Koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1,8 milionë personave që kanë humbur betejën me pandeminë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.800.043 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 82.473.428.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 346.603 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 192.716 viktima, India 148.503, Meksika me 123.845, Italia me 73.029, Britania e Madhe me 71.567, Franca me 64.078, Rusia me 56.426, Irani me 55.095, Spanja me 50.442 dhe Argjentina me 43.018 viktima nga COVID-19.
Pas shfaqjes së virusit në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar mbi 58,5 milionë persona të infektuar me Koronavirus. /Insajderi.com