Mbi 105 milionë persona të prekur me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 105 milionë persona të prekur me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga Coronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 105 milionë, transmeton Insajderi.

Gjithsej 105.003.605 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27.150.457 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.791.123 raste, Brazili 9.339.921, Rusia 3.917.918, Britania e Madhe 3.871.825, Franca me 3.251.160, Spanja 2.913.389, Italia 2.583.790, Turqia 2.501.079, Gjermania 2.252.489, Kolumbia 2.125.622, Argjentina me 1.952.744, Meksika 1.886.245, Polonia me 1.533.511, Afrika e Jugut 1.463.016, Irani 1.445.326, Ukraina 1.232.246, Peruja 1.158.337 dhe Indonezia me 1.123.105 raste.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.280.754 persona, janë shëruar 76.749.443 persona të prekur nga COVID-19 ndërsa ende 25.829.383 persona vazhdojnë trajtimin. /Insajderi.com