Mbi 110 mijë viktima nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Mbi 110 mijë viktima nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Numri i rasteve me Coronavirus në kontinentin e Afrikës ka shkuar në 4.139.497, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në kontinent për shkak të virusit kanë humbur jetën 110.150 persona, kurse numri i të shëruarve ka rritur në 3.698.504.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan ka filluar vaksinimi masiv në mbi 30 vende. /Insajderi.com